Firma ‘MAXI’ e formuar prej 15 vjetësh e ushtron aktivitetin e saj prodhues, përpunues dhe komercial mbi truallin dhe godinat në pronësi 100% pronë e saj, duke qënë prezente në tregun specifik që prej vitit 1993. Në të përpunohen mermere,travertina në formë blloku të sjella nga tre kontinente – Azia, Afrika e Europa. Gjithashtu në të përpunohen granite të sjella në formë lastrash nga katër kontinente – Azia, Afrika, Europa e Amerika Latine. Prej më se 5 vjetësh firma ‘MAXI’ përpunon dhe tregton me sukses mermere dhe gurë dekorativ me origjine vendase, si mermerin e Lezhës, Përmetit, Këlcyrës, Tepelenës e Vlorës si dhe gurin dekorativ të Beratit, Himarës, Dropullit e Sarandës. Prej më se dy vjetësh mjaft nga këta produkte janë exportuar drejt Greqisi në formë blloku, lastrash, shkallësh e pllakave dhe drejt Italisë në formë blloku. Firma ka arritur të eleminoje problemin e mbetjeve teknologjike duke e çuar shfrytëzimin e lëndës së parë në 100%. Të gjitha produktet tona jane të seleksionura në bazë të kërkesave specifike të tregut. Një veçori e firmës është shumllojshmëria e asortimentit dhe artikujve duke e bërë të motivuar sloganin e firmës – Te ne gjeni cdo zgjidhje!.

Firma ‘ MAXI’ operon në një sipërfaqe prej 6600 m2 në të cilen mbi një e treta është godina prodhimi e zyra. Struktura përfshin përvec makinerive të përpunimit të blloqeve si Gatër, Sharrë Ö120 mm vertikalo-horizontale, mjaft makineri për përpunimin e lastrave si Freze e Dixhitalizuar, sharra të ndryshme, Lucidatrice për Lastra e 2 Konvejere Lucidimi, Konvejer Lucidakoste,Makineri Perpunimi të gurëve, Skalitës, Pantograf, Thyers beturinash teknologjike,etj. Gjithashtu firma disponon 4 kamjonë të specializuar për transporte blloqesh e lastrash. E gjithë sipërfaqia e fabrikës mbulohet nga mjete ngritëse e transportuese të kapaciteteve të mëdha. Përvec autonomisë hidrike, firma disponon tre gjeneratorë nga 100kw që bëjnë të mundur vazhdimësinë e prodhimit gjatë ndërprerjeve tashmë fiziologjike të energjisë elektrike.

Firma ‘MAXI’ ka një bashkëpunim shumë vjecar me firmat më prestigjoze Greke të prodhimit e tregëtimit të artikujve të mermerit si Lazaridhis, Kiriakidhis,Tausanis, Urganxhidhis, Solomonidhis, Antoniadhis, Psofaqis,Theodoropulos, Pepelas, Tasiunis, Kalaixhis etj. Gjithashtu bashëpunon me firmat Italiane të prodhimit e tregëtimit të graniteve si Marmilanza, Luixhi Antolini etj. Në aspektin e klientëve të saj të brendshëm firma ka një bashkëpunim dinjitoz me koloset e industrise Shqiptare të konstruksioneve si Edil Alit,Unicom, Eurovin, Hallili, Busa, Tirhino, Makalbania, Melrose, AIC, Ada Group, Alb Milenium, Alban Tirana, Ani Sh.p.k, Busa, Bushati Sh.p.k., Ferrar, Fleg, Frateri, Global Service, KDK, Euro Vin, Mane TCI, Palushi, Miko, Mini Invest, Orion, R&T, Shyze, SAG, Dole, Vila Park, Kika Sh.p.k., Best C.o etj. Gjithashtu firma me produktet edhe suportin teknik është e njohur në Kosovë pas një bashkëpunimi të gjatë e frutdhënës me firmat Kosovare si Belfast co, Zyka import-export etj. Firma ‘MAXI’ këto dy vitet e fundit eksporton gurë dhe mermer të përpunuar Shqiptar drejt Greqisë si në firmat Kalaixhis, Urganxhidhis, Tasiuni, Antoniadhis etj. Firma ‘MAXI’ bashkëpunon me mjaft efikacitet dhe me firma të tjera Shqiptare të të njëjtës degë me qëllim paraqitjen sa më dinjitoze të produkteve Shqiptare në tregun Botëror.